Flet bashkëveprimtari i Adem Jasharit: Ne vriteshim në front, Thaqi e Veseli si “refera sporti”

  • 07 May 2019 - 12:15
Flet bashkëveprimtari i Adem Jasharit: Ne vriteshim në front, Thaqi e Veseli si “refera sporti”

Derisa kryetari i PDK-së Kadri Veseli, presidenti Hashim Thaqi e shumë e shumë figura të tjera të të jetës politike në vend vazhdojnë të krenohen se si kanë qenë afër e bashkëluftëtar të ngushtë të Adem Jasharit, për të cilën gjë pati folur ndryshe Sylejman Selimi për gazetën “Kosova Sot”, atë deklarim të Selimit, të asaj kohe e konfirmon edhe veterani i luftës Bajram Jaha, i cili njohjen e parë me Adem Jasharin e ka pasur në burg në vitin 1982, dhe kanë qëndruar së bashku në burg për një vit.

Ai thotë se Adem Jashari nuk ka pasur shokë të mjaftueshëm dhe të vërtetë për ta luftuar armikun, por këta që thirren tani përfitojnë në emër të tij. “Unë çka kam mundur ta përcjellë Historinë me fakte, shokë të vërtet për ta luftuar armikun, shumë pak ka pasur.

Ata çka kanë qenë të fortë , shumica janë në varre. Unë me Adem Jasharin kemi qenë në burg së bashku në Vitin 1982/3 në Smrekovnicë të Vushtrisë. Unë ju them me plot përgjegjësi , se njerëzit e fortë kundër armikut , si Adem e Hamzë Jasharin , Zahir Pajazitin , Mehë Ukën, Ardian Krasniqin, e shumë të tjerë kanë qenë në shënjestër shumë herët.

Dhe kur ju ka dashur armikut I ka likuiduar. Për ata kanë mbetur Ademi me Hamzën Vetëm pa Shokë. Eshtë edhe një Incizim edhe në Internet ku e kam pa kur thotë goja e Ademit,po citoj:”Jemi marrë vesh me shokë deri në vdekje bashkë”, prandaj Sylejman Selimi e ka thënë një të Vërtetë, por edhe Syla- Sylejman Selimi, edhe Rexhep Selimi, edhe Hashimi e Kadria e shumë të tjerë që kanë bë foto me të asnjë nuk ndejti me Ademin në Front. Secili prej tyre kanë biznese milionëshe sot.

Unë kam qenë në luftën e Rezallës, me 25 vetë. Kemi shkuar Vullnetar në muajin korrik...ashtu me duket, dhe po atë ditë është vrarë Zenel Mëziu një student i fshatit Marinë. Unë Personalisht me shokë i kam takuar Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin në Shitore të Rezallës. Dhe u përshëndetëm, sepse njihemi shumë moti me Kadrinë, nuk jemi larg me shtëpi. Këta dy kenë të veshur me tesha të shkurta Sportive si me qenë referat Sporti. Ne me shokë në front të rraskapitur edhe nuk ju Interesoi çka është kah bëhet me luftë. Morën pije të freskëta dhe kurrë më si kam parë”, tha veterani Bajram Jaha për “Kosova Sot Online”.

Ai tregon se si pikërisht para 20 vjetësh, pas një aksioni, edhe vetë është ballafaquar me dhunën policore, por për fat ka shpëtuar.

“Unë ju them dhe një fakt. Sonte 20 vite unë kam qenë në stacionin policor tanë natën. Kur ka filluar lufta afër shtëpisë sime këtu, mua ,një muaj pa filluar lufta më lanë shokët vetëm dhe këtu është vrarë Artim Jashari vetëm, një djalë i ri të cilit ja kanë imponuar rastin sepse ky ka qenë një djalë i mirë se po të ishte ndonjë problem e kisha njoftë mirë, dhe vriten dy policë, aty, dhe mua më kërkojnë Policia Serbe se gjoja unë i kam vrarë serbët. Dhe mua më rrahin në mënyrë brutale tërë natën e pastaj më lirojnë në mëngjes. Pastaj unë me dy shokë të vërtetë , Agim (Rrahim ) Ramadanin dhe Avni (Avdi ) Hajredinin dalim në Luftë.

Njeri u vra në luftë e tjetri pas lufte. Unë nuk di më çka të ju them, por Adem Jashari dhe Hamza është edhe Inçizimi që foton e Rugovës dhe Bob Dolit i ka mbajtur ne Odën e tij. Kurse këta tjerët "shokët e Ademit thojshin kemi me luftuar me Rugovën si me shka. Thaçi ka thënë edhe në media”, tha veterani Bajram Jaha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )