Kaq raste të dhunës në familje shënohen në Kosovë brenda 24 orëve

  • 07 May 2019 - 12:43
Kaq raste të dhunës në familje shënohen në Kosovë brenda 24 orëve

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur në vend. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në tërë vendin janë regjistruar tre raste të dhunës në familje.

Në Graçanicë, është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit, viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mbrëmë në Prishtinë Policia po ashtu ka arrestuar një person për dhunë familjare.

Sipas Policisë, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Një rast tjetër i dhunës familjare është regjistruar në Novobërdë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull i komunitetit serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore e cila edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit prokurori ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, por i njëjti për shkaqe shëndetësore psikike është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e psikiatrisë dhe është në mbikëqyrje të Policisë. 

(Kosova Sot Online)