Prizrenasi kanos dy punëdhënësit e tij

  • 07 May 2019 - 12:50
Prizrenasi kanos dy punëdhënësit e tij

Policia e Kosovës njofton se dy qytetar të komunitetit turk, një burrë dhe një grua kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur nga punëtori i tyre.

Tutje policia sqaron se i dyshuari është arrestuar , dhe pas intervistimit në stacionin policore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat një mashkull turk dhe femër K/Turke kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur nga punëtori i tyre i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)