Betohen 12 prokurorë të rinj

  • 07 maj 2019 - 13:27
Betohen 12 prokurorë të rinj

Para Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot janë betuar solemnisht 12 prokurorë me mandat fillestar.

Prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale.

Këta prokurorë të rinj do të shpërndahen nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)