Gjykatë për trajtimin e krimeve serbe është dashur të bëhet me kohë, tash është...

  • 07 May 2019 - 14:12
Gjykatë për trajtimin e krimeve serbe është dashur të bëhet me kohë, tash është...

Mobilizimi tepër i vonuar i institucioneve të Kosovës, për të formuar një gjykatë të veçantë për trajtimin e krimeve serbe në Kosovë, nga ish- eprori i lartë i UÇK-së dhe më vonë TMK-së ,Hasan Preteni, është parë si një nismë e pa realizueshme dhe madje krejtësisht e pa menduar mirë, që mundë të shërben tani në kohë vetëm sa për të relativizuar veprimin e Gjykatës Speciale për Kosovën që është aktivizuar në Hagë.

“Ky është një veprim i pa studiuar mirë. Ishte dashtë që fillimisht të konsultohen ekspertët e fushës, të bëhet një lloj studimi i fizibilitetit e pastaj të procedohet. Gjykatë Ndërkombëtare me iniciativa vendore, disi nuk kalon. Në anën tjetër pse duhet vazhduar së menduari se që për secilën çështje duhet të formohen gjykata të veçanta! Ishte gjykata e Hagës ajo e cila është dashtë të shfrytëzohet maksimalisht për senzibilizimin e publikut për të bashkëpunuar me të”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai ka rikujtuar faktin se si qeveria e Serbisë kishte krijuar në infrastrukturën e vetë të drejtësisë prokurori të veçantë për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, prandaj këtë është dashur me kohë ta ketë edhe shteti i Kosovës që nuk e ka bërë deri më sot.

“Serbia kishte prokurorë të veçantë për këtë, Kosova ishte dashtë të ketë ekipe të veçanta të specializuara për këtë bashkëpunim. Atëherë nuk vepruam kur ishte Gjykata e tani po tentojmë të bëjmë diçka. Faktori kohë nuk na shkon në favor. 

Provat nuk janë e dëshmitarët e mundshëm kanë vdekura apo i kanë harruar dëshmitë. Vonë është, tepër vonë. Sipas të gjitha gjasave ky është një tentim për ti relativizuar veprimet e Hagës, aktuale”, ka thënë për Kosova Sot Online ish eprori i UÇK-së Hasan Preteni.

(Kosova Sot Online )