Çfarë vendosi gjykata për Ritvan Zykajn, “monstrën” që vrau 8 të afërmit e tij

  • 07 May 2019 - 15:51
Çfarë vendosi gjykata për Ritvan Zykajn, “monstrën” që vrau 8 të afërmit e tij

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për “monstrën” e Selenicës, autorin e masakrës me 8 viktima në gusht të vitit të kaluar.

Ritvan Zykaj do duhet të presë deri më 4 qershor për të mësuar fatin e tij, nëse gjykata do ta dënojë përjetë apo me disa dekada burg për krimin makabër që kreu ndaj 8 familjarëve të tij në Resulaj të Selenicës.

Në gjyq ishin të pransishëm gjyshi dhe xhaxhai i Zykajt. Ata nuk kanë pranuar të flasin për kamerat, por jashtë tyre janë shprehur se nuk e kanë takuar Ritvanin dhe as që kanë ndërmend ta bëjnë diçka të tillë.

“Nuk e dime ku kane shkuar familjaret e tjere. Dhe nuk e dime pse na sjellin ne gjykate. Te marr denimin qe meriton. Nuk e kemi takuar, dhe nuk kemi pse ta takojme. Na mbylli dyert, te denohet. Ne nuk kemi pse vijme ne gjykate”, ka thene jashte kamerave gjyshi.

(Kosova Sot Online)