Ushtari britanik del në operacion kundër gjuetisë ilegale por elefanti...

  • 07 May 2019 - 16:27
Ushtari britanik del në operacion kundër gjuetisë ilegale por elefanti...

Ministria britanike e mbrojtjes ka njoftuar se një ushtar britanik është mbytur nga një elefant gjatë një operacioni kundër gjuetisë ilegale.

Merret vesh se ushtari Mathew Talbot ishte në patrullë kur u mbyt nga elefanti. Përndryshe, kjo ishte përvoja e tij e parë si i angazhuar në operacione të tilla.

Komandanti i ushtarit të mbytur, Majori Richard Wright, tha se ai gjithmonë e bëntë të qeshte. Për ushtarin e mbytur ai tha: “Ai ishte ushtar i vërtetë, i përgatitur fizikisht, plot energji dhe përkushtim. Ai e humbi jetën duke i mbrojtur speciet e rrezikuara që ato të jetojnë për gjeneratat e ardhshme”.

Majori Wright njoftoi se ushtari i mbytur ka lënë pas dy prindërit, dy motra dhe të dashurën e tij.

Sekreati i mbrojtjes, Penny Mordaunt, tha: “Jam thellësisht i pikëlluar me lajmin për vdekjen e ushtarit Mathew Talbot, i cili vdiq përderisa po bënte punë jetike për luftën kundër gjuetisë ilegale në Malawi”.

“Ky incident tragjik na sjell ndër mend rrezikun me të cilin përballet ushtria jonë duke i mbrojtur specilet më të rrezikuara në botë nga ata që duan të përfitojnë nga vrasja kriminale e tyre” shtoi ai, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)