"Drejtësia" kosovare injoron kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia

  • 07 May 2019 - 16:55

Propozimi dhe projekti i kreut të PDK-së Kadri Veselit, për të themeluar një Gjykatë speciale për krimet serbe në Kosovë, po vazhdon të mbetet top temë e debateve më të freskëta në mesin e analistëve politik, por që emërues të përbashkët kanë gjykimin për vonesë dhe jo seriozitet të trajtimit të kësaj fushe.

Sipas analistit politik Gani Qarri, e vërteta e dhembshme që tash e dy dekada rëndon mbi shqiptarët, jo vetëm se është një dhe e vetme, e cila shihet dhe preket kudo në varrezat e shumta gjithandej vendit tonë, por tash e 20 vite rri pezull dhe flet qartë se: gjenocidin, krimet dhe të gjitha masakrat anë e mbanë Kosovës i ka kryer në mënyrë të organizuar shteti okupator serb, e megjithatë pjesa më e madhe e kriminelëve, urdhërdhënësve dhe aktorëve të këtyre krimeve makabre edhe sot janë gjallë dhe jetojnë të lirë në Serbi, kurse për çudi,vetëm 20 vite pas, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u kujtua se ata duhet të përgjigjen për krimet e tyre”,dhe tash ai ka nisur edhe formalisht procedurat për formimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin që Serbia okupatore ka kryer në mënyrë të organizuar mbi shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.

“Ndaj doemos lind pyetja e habitshme, se çka në fakt, ka pritur Kadri Veseli qe 20 vite për të nisur këtë Tribunal, kur dihet që partia pjesë e të cilës është edhe ai, tash e mbi 11 vite rresht, vet qëndron në pushtet. Për aq më tepër, jo vetëm Kadri Veselit,por komplet kësaj klase të dështuar politike iu deshën të kalojnë mbi dy dekada, e te mos bëjnë asgjë jo vetëm për të vrarit e të masakruarit por thjeshtë as për dëmet e luftës qe Serbia fashiste ka shkaktuar ne Kosovë.

Pikërisht kjo klasë politike kuislinge e pasluftës,vetë u përkujdes që edhe pas dy dekadash drejtësia kosovare të mos ndërmarrë asgjë për paditë e qytetarëve dhe bizneseve kundër Serbisë për demet e shkaktuara gjatë luftës. Madje po kjo e ashtuquajtur "drejtësi" kosovare , e kapur dhe dirigjuar tërësisht nga politika kuislinge dhe e tej inkriminuar vendore, për vite me radhë, ka refuzuar në mënyrë arrogante dhe vazhdimësi ta adresoj drejtë çështjen e kompensimit te dëmeve të luftës nga Serbia! Mjerisht kjo është një fyerje e pa përballueshme institucionale që bëhet nga politika e papërgjegjshme kuislinge e mercenare në krye të Kosovës ndaj popullit dhe paditësve që kanë pësuar dëme në shtëpitë dhe bizneset e tyre, në vendin e vetë nga Serbia okupatore fashiste”, tha Gani Qarri për Kosova Sot Online.

Qarri tha për “Kosova Sot Online” se është e pa kuptimtë se si përderisa pritet që Kuvendi të nxjerrë rezolutën për formimin e një Tribunali cili do duhej të vejë para drejtësisë kriminelët dhe gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti okupator serb ka kryer në mënyrë të organizuar ndaj shqiptarëve në Kosovë,fakti që qytetarëve e biznesve gjykatat tona, gjatë gjithë këtyre viteve fare nuk ua shqyrtojnë drejt e me ligje paditë e tyre legjitime,është shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, që një pushtet kuisling, bënë ndaj qytetarëve që i sundon.

(Kosova Sot Oline )