I dështoi Volkswageni,Vuçiq ua çon serbëve një investim më të vogël gjerman

  • 07 May 2019 - 17:03
I dështoi Volkswageni,Vuçiq ua çon serbëve një investim më të vogël gjerman

Serbia kishte bërë një luftë dhe propagandë të ashpër për t’u siguruar që fabrika e radhës e Volkswagenit gjerman të hapej në Serbi. Për një gjë të tillë ishte angazhuar edhe vetë kreu i shtetit serbe, Aleksander Vuçiq, i cili endej nëpër studio televizive me një orë të tipit ‘Volkswagen’, duke menduar se do t’i sillte fat.

Në këtë luftë për të thith një investim gjigant të Gjermanisë, u inkuadrua edhe Republika e Kosovës, megjithatë pa sukses. Gjermanët kanë vendosur që fabrikën e tyre të re ta ndërtojnë në Bullgari.

E Vuçiqit tashmë i duhet që të ngushëllohet me një investim tjetër më të vogël të një avio-kompanie gjermane ‘MTU aero engines’, e cila do të zhvendos disa pjesë të fabrikës së saj në Serbi, për të prodhuar motor të aeroplanëve, shkruan B92.

Siç ka treguar kreu i shtetit serb, kjo kompani do të hap diku rreth 450 vende të reja të punës, që krahasuar me ato që planifikonte t’i hapte me Vlokswagen janë shumë pak.

(Kosova Sot Online)