Dyfishohet çmimi për patentë, ja arsyet e shtrenjtimit

  • 07 May 2019 - 17:08
Dyfishohet çmimi për patentë, ja arsyet e shtrenjtimit

Nga 25 prilli, të gjithë ata që duan ta paraqesin testin dhe praktikën për patentë shoferi, do të paguajnë dyfishin që është paguar më parë.

Media ka pyetur në Ministrinë e Infrastrukturës se cilat janë aryset që kanë shtyrë këtë dikaster për rritjen e çmimeve për patentë shofer.

Sipas sqarimit të kësaj ministrie, paraqitja e testeve për lejet e vozitjes ka qenë e nevojshme për ngritjen e cilësisë në këtë sektor. Ministria thotë se shumë paraprake e paguar nuk ka mbuluar as nevojat për administrim të këtij shërbimi.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, prej shumë kohësh është duke kryer shërbimin e testimit të kandidatëve për shoferë, me tarifat të cilat nuk kanë arritur të mbulojnë as nevojat e MIT për administrim të këtij shërbimi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas ministrisë, me shtrenjtimin e çmimit, planfikojnë që të investojnë në digjitalizim të proceseve për patentë shoferi.

“Prandaj shtrenjtimi i çmimeve është bërë me qëllim të krijimit të mundësive për përmirësimin e cilësisë në këtë sektor, që përfshinë digjitalizimin e proceseve, për çka kërkohen investime relevante”.

Kjo ministri pretendon se në Kosovë janë tarifat e vendosura janë të krahasueshme dhe më të ulëtat me ato të vendeve të rajonit.

Ndryshe, vendimi i marrë nga Ministri Pal Lekaj,  dyfishon çmimin për secilën kategori të patëntë shoferëve, si për paraqitjen e testit, po ashtu edhe të vozitjes. Çmimi prej 10 euro sa ishte për paraqitjen e testit për marrjen e patentë shoferëve të kategorisë B, tanimë është rritur në 20 euro.

Njëjtë është marrë vendim, që për këtë kategori të dyfihohet çmimi për paraqitjen e vozitjes.

Po ashtu, tanimë edhe çmimi i paraqitjes së vozitjes dhe testit për ketagorinë C, është rritur në 30 euro. 

Image

(Kosova Sot Online)