Gjenerali Orr: Nuk e anulova vizitën në Kosovë për shkak të taksës

  • 07 maj 2019 - 18:56
Gjenerali Orr: Nuk e anulova vizitën në Kosovë për shkak të taksës

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr ka thënë se nuk është arsyeja e taksës 100% ndaj produkteve serbe, për të cilën kishte anuluar vizitën paraprake në Kosovë.

Timothy Orr, ka pohuar se arsyeja e anulimit të vizitës së tij të mëparshme qëndron në ate se ishte i përqendruar në fazën e tij të pensionimit duke pranuar se nuk i takon të ndërhyjë në çështjet politike mes Kosovës e Serbisë.

”Nuk është e vërtetë se anulova vizitën për shkak të taksës. Unë isha përqendruar në periudhën time të pensionimit. Nuk doja të bëja vajtje ardhje të shpeshta. Nuk është e vërtetë, unë jam ushtarak dhe si i tillë jam i përqendruar ta bëjë atë që duhet të bëjë”, ka treguar ai.

”Mundohem të mos jem në rrugën e atyre që bëjnë politikë”.

”Në këtë kohë ne kemi pasur edhe disa fatkeqësi natyrore në SHBA dhe na ndryshuan planet, por është mirë që së paku kam qenë pjesë e lajmeve”.

Gjenerali amerikan ka pranuar se ndjehet krenar për raportet mes Kosovës e SHBA, përkatësisht me shtetin e Iowas, ku deklaroi se ka shkëmbime pjesëtarësh mes FSK-së dhe forcave të shtetit të tij.

”Kemi çdo javë shkëmbime me FSK-në ose në gardën e Iowas, dhe jam krenar që jam dëshmitar i këtij raporti të mirë mes Iowas dhe Kosovës”.

”Sot të gjithë ushtarët e Iowas edhe udhëheqësit, edhe guvernatori ynë, afaristë të ndryshëm këtu e dinë tashmë historinë e Kosovës, fakti që njerëzit besojnë e bëjnë këtë raport edhe më të veçantë”.

(Kosova Sot)