Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

  • 07 maj 2019 - 19:18
Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, kanë dalë përgjigjet për Lotarinë Amerikane.

Të gjithë ata që kanë aplikuar duhet të klikojnë në këtë faqe për të mësuar nëse janë përzgjedhur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në faqen zyrtare të E-DV-së.

Ambasada Amerikane u bën të gjithë personave që kanë aplikuar që të kontrollojnë rregullisht emailin për njoftimet e mëtejshme.

“Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh“, shkruante ambasada amerikane më herët.

(Kosova Sot)