Një prind rreh nxënësin brenda klasës, thotë se ia nguci djalin

  • 07 May 2019 - 19:52
Një prind rreh nxënësin brenda klasës, thotë se ia nguci djalin

I dyshuari është futur në klasë dhe në prezencë të arsimtares ka rrahur 13 vjeçarin. Policia e ka arrestuar. 

 

Të hënën në  klasë të shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë në vend të mësimit u ushtrua dhunë.

Brenda klasës hyri një prind dhe rrahu një nxënës të klasës së shtatë me arsyetimin se ia ka ngacmuar të birin.

Krejt këtë ngjarje e kishte përjetuar shumë rëndë në radhë të parë nxënësi që ishte rrahur, por edhe shokët e tij që e kanë parë këtë skenë.

Mësuesja thotë se e kishte të pamundur ta ndalte sulmin.

“Është hap dera edhe e ka shti kokën fillimisht se kisha pa kurrë. Njëherë tha a është shtata një? I thashë po ai djali vet i doli babës përpara tani dul edhe nana vet në skenë. E dita që diçka nuk është në rregull”.

Më pas mësuesja thotë se nxënësi ishte rrahur para gjithë nxënësve.

“Ka shku te rreshti i tretë edhe e ka zanë djalin edhe në mënyrën më të ligë të mundshme. Unë kam punu edhe para lufte që jemi kanë të rrezikuam nëpër shtëpitë shkolla kurrë një skenë të tillë nuk e kam pa edhe dmth e ka rrah në mënyrë më brutale djalin. S’muj me përshkrua sa keq ku i kam pa fëmijët tu u dridh tu quajt në atë far skene”.

Sipas mësues si pasojë e sulmit nxënësi kishte nevojë edhe për trajtim mjekësor.

“Nxënësit i thashë me shku te mjeku po thojke jo jo, arsimtare mirë jam edhe nxënësve ju kam thënë shpejt drejtorin edhe disa herë i kam thënë mos ma dëmto nxënësin”.

I shqetësuar me dhunën e ushtuar brenda shkollës që e udhëheq, drejtor i shkollës fillore “Daut Bogujevci”, Sabri Gjigolli i kishte njoftuar organet e rendit pasi sipas tij personi në fjalë është i njohur si prind problematik.

“E kam sjellë në zyre, është qetsuar dhe ja kam bërë me dije që ka bërë diçka të palejushme. Ky veprim më ka obliguar që ta njoftoj stacionin e policisë dhe ja kam shpalsur rastin në mënyrë të hollsishme .Ky person edhe më herët ka bërë zhurmë, por nuk info që ka bërë tentime që të ushtroj dhunë, e kam takuar disa herë është një rast që uroj të jetë i fundit”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërgua në mbajtje.

(Kosova Sot Online)