Papa Francesku nuk shikon qe 30 vjet televizor

  • 07 May 2019 - 21:04
Papa Francesku nuk shikon qe 30 vjet televizor

Rreth 250 media vendore dhe më shumë se 100 media të huaja e ndoqën dhe transmetuan vizitën historike të kreut të Kishës Katolike Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut. Madje Papati posedon mediumin e vet që ndjek të gjitha aktivitetet e Kishës Katolike.

“Ne jemi media katolike dhe gjithmonë mbulojmë vizitat e Papës, është shumë e rëndësishme që ne të jemi aty ku është edhe Papa. Ishte e rëndësishme sepse ishte vizita e parë e Papës këtu në Maqedoninë e Veriut dhe jemi shumë kureshtar të shohim se si gjërat do të zhvilloheshin. Njerëzit gjithashtu ishin entuziast për vizitën dhe ishte mirë të shohësh njerëz për rreth qytetit”, u shpreh Andrea Gagliarduci nga Agjencia Katolike e Lajmeve.

Gazetarja nga Greqia, Fani Harisi tha se vizita e Papës është ngjarje historike dhe është shumë e rëndësishme për vendin. Harisi organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut e vlerëson të nivelit shumë të lartë.

“Vizita e Papës këtu është shumë me rëndësi për median ku unë punoj sepse mendoj se është një erë e re dhe një kohë historike për këtë vend por edhe për gjithë Ballkanin. Tani kemi edhe një epokë të re edhe në mes Greqisë dhe Maqedonisë se Veriut, kemi një marrëdhënie të re pas Marrëveshjes së Prespës  dhe për ne është shumë e rëndësishme të jemi këtu për të parë këtë ngjarje që është ndërkombëtare për të gjithë Ballkanin”, tha Fani Harisi, gazetare Diartimes.

Ndër mediat e huaja të cilat shprehën interes për të ndjekur vizitën e Papës ishin Televizioni kombëtar grek, ai bullgar, Al Xhezira, Voice of America, BBC dhe shumë media të tjera. Çdo vizitë e Papës në botë përbën një event mediatik.

Teksa të gjitha mediat sytë i kanë drejt Papës, një kuriozitet për të cilën ka raportuar edhe CNN, ai ka deklaruar se që nga viti 1990 ka vendosur që të mos shikojë më televizor. Dhe këtë premtim e mban ende.

(Kosova Sot)