Tahiri: Samiti i Berlinit/ Dështuan Thaçi, Rama, Vuçiq dhe Mogherini

  • 07 May 2019 - 21:20
Tahiri: Samiti i Berlinit/ Dështuan Thaçi, Rama, Vuçiq dhe Mogherini

Ish-kryenegociatorja e dialogut teknik mes Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri e ka cilësuar si historik Samitin e Berlinit.

Tahiri, ka thënë se Samiti i Berlinit ishte historik për tri arsye.

“Një: aty u ndalen ide të rrezikshme të ndarjes dhe ia bën të qartë Mogherinit se ideja që ajo po përkrahte ishte jashtë parimeve evropianeve dhe do të prodhonte luftëra në Ballkani. Sepse ishte Mogherini ajo që hapi rrugë që çështja e kufijve të diskutohej në Bruksel. Dy: ky Samit tregoi se në Evropë mbizotëron qëndrimi i fuqive të mëdha për kufijtë. Mbizotëron qëndrimi gjerman, britanik e francez për kufijtë. Liderët si Thaçi, Rama, Vuçiq e Mogherini dështuan. Kjo ide çonte në krijimin e Serbisë së Madhe. Dhe tre: Bashkimi Evropian u bë një. Kishim dy deri më tani. Është lajm i mirë që Evropa po e rimerr vetën”, ka thënë Tahiri, raporton ktv.

Pavarësisht Samitit e presionit, taksa mbeti në fuqi. Merkel e Macron s’arritën ta bindin Haradinajn që të heq dorë nga ky vendim.

(Kosova Sot)