E thotë analisti: Pushtetarët qëndrojnë prapa korporatës "Devolli"!

  • 07 May 2019 - 21:25
E thotë analisti: Pushtetarët qëndrojnë prapa korporatës

"Qeveria e Kosovës ka gabuar shumë rëndë kur ia ka dhënë të drejtën ligjore kompanisë së Shkëlqim Devollit për atestimin dhe homologimin e veturave, duke e ditur që çmimet i ka shumë të larta"”, ka potencuar për gazetën "Kosova Sot Online”, njohësi i zhvillimeve politike në vend Dardan Grapci.

Image

Sipas Grapcit "në çdo shtet Ligji dhe Kushtetuta e mbron qytetarin dhe vetë politikanët, por në qoftë se një politikan apo qytetar e shkelë kushtetutën në çfardo mënyre, ai/ajo dënohet sipas ligjit të atij shteti. Por këtu në Kosovë, këta që i kemi sot në pushtet, që deri dje e kanë pasur pushkën në krahë kundër armikut, janë këta po të njejtit persona që po bashkëpunojnë me armikun për shkatërrimin e Kosovës në mënyra të ndryshme, duke filluar nga bllokimi i investitorëve, korrupsioni, kërcenime, vrasjet etj, dhe askush nga këta nuk është denuar apo arrestuar”.

Analisti Grapci thekson se “drejtësia në Kosovë për fat të keq është kapur nga politikanët dhe mafia vendore. Në vend gjykatësit ta luajnë rolin e tyre te pavarur, ata në fakt po ia mbajnë krahun të fortit, kurse te dobëtin mundohen ta shkatërrojnë. Qeveria e Kosovës ka gabuar shumë rëndë kur ia ka dhënë të drejtën ligjore kompanisë së Shkëlqim Devollit për atestimin dhe homologimin e veturave, duke e ditur që çmimet i ka shumë të larta. “

“Unë them që dikush nga krerët politik po qëndron mbrapa korporatës "Devolli", do ishte mirë hetuesit civil ta marrin këtë çeshtje me seriozitet dhe të kerkojnë se kush po i mbron vëllezerit "Devolli", dhe pse asnjëherë këta nuk gjobiten apo dënohen sipas ligjit, por po shpetojnë duke ju dhënë ryshfet njerëzve që i kanë në dorë tashmë. Derisa ky pushtet politik vazhdon kështu me këto skandale, në Kosovë gjendja ekonomiko - shoqërore do të përkeqësohet edhe më shumë, derisa ligji dhe kushtetuta nuk zbatohet nga çdo individ duke filluar nga politikanët e deri te qytetarët, ky vend nuk do të ketë stabilitet të sigurisë", thotë analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)