Policia britanike me metodë të re për të ndaluar hajdutët në motoçikleta

  • 07 May 2019 - 21:57
Policia britanike me metodë të re për të ndaluar hajdutët në motoçikleta

Hajdutët në motoçikleta po bëjnë krime të mëdha në Britani të Madhe. Ata shpesh vjedhin çanta, telefona dhe gjësende të ndryshme dhe pastaj largohen me shpejtësi duke përdorur motoçikletën. Kjo taktikë e tyre ka qenë shumë e vështirë për të u ndaluar si nga njerëzit ashtu edhe nga policia.

Mirëpo tani autoritetet britanike iu kanë dhënë leje policisë britanike që të përdorë një mënyrë të re për ndaljen dhe arrestimin e këtyre kriminelëve.

Makinat e policisë kanë të drejtë që të rrëzojnë të gjithë ata që mendohet që kanë kryer krime.

Videot e ndaljes së këtyre hajdutëve janë ekstreme.

(Kosova Sot Online)