Lexoni çfarë tha sot Papa në Shkup për shqiptarët dhe Nënë Terezën

  • 07 May 2019 - 22:50
Lexoni çfarë tha sot Papa në Shkup për shqiptarët dhe Nënë Terezën

Papa Françesku vizitoi sot kryeqytetin e Maqedonisë e Veriut, Shkupin. Aty ai iu drejtua autoriteteve të vendit, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe trupës diplomatike. Kjo ishte vizita e parë e nga një Papë në Maqeondinë e Veriut.  

Në Shkup Papa Françesku kërkoi për respekt të ndërsjellë, si dhe respekt për dinjitetin njerëzor për një të ardhme të paqes dhe prosperitetit në shtetin ballkanik.

“Këtu, identitetet e ndryshme religjioze si ajo ortodokse, katolike, myslimane dhe çifute si dhe diferencat etnike mes maqedonëve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjera etnive kanë krijuar një mozaik në të cilin çdo pjesë është esenciale për bukurinë unike të gjithçkaje. Bukuria do bëhet më evidente kur të i kaloni këto në vlera në gjeneratat tjera” tha Papa në një fjalim para mijëra njerëzve.

Tutje Papa Françesku kujtoi Nënën Terezë. Anjezë Gonxhë Bojaxhiu kishte lindur në Shkup dhe Papa kujtoi popullin e Maqedonisë për krenarinë që duhet të kenë ata për vlerat dhe popullaritetin botëror që i ka sjellur ajo shtetit.

“Ju duhet të jeni krenar për këtë grua. Ju them që të vazhdoni të punoni në shpirtin e dedikimit dhe shpresës, që djemtë dhe vazjat e kësaj toke, duke ndjkur shembullin e saj, të mund të njohin dhe zhvillojnë atë që Zoti ka parashikuar për ta”, tha tutje shkëlqësia e tij.

Krejt në fund Papa bëri lutje që të bekohet Maqedonia e Veriut.

(Kosova Sot)