Porsche gjobitet me 535 milionë euro për skandalin e ndotjes

  • 07 May 2019 - 23:02
Porsche gjobitet me 535 milionë euro për skandalin e ndotjes

Prokurorët gjermanë kanë penalizuar me 535 milionë euro (599 milionë dollarë) gjobë kompaninë e VW Porsche mbi veprimet rregullatore që lidhen me skandalin e emetimeve të naftës.

Prokurori i Shtutgartit, i ngarkuar për hetimin e prodhuesve të makinave me seli në shtetin e Baden-Wuerttembergut, deklaroi se mangësitë e qendrës së zhvillimit te ”Porsche” penguan instalimin e softuerit të paautorizuar nga viti 2009.

Vitin e kaluar, prokurorët në Braunschweigut gjobitën kompaninë Volkswagen me një miliardë euro për të njëjtën shkelje.

(Kosova Sot Online)