Dibra mbulohet nga bora, raportohen dëme në bujqësi

  • 07 May 2019 - 23:28
Dibra mbulohet nga bora, raportohen dëme në bujqësi

Qarku i Dibrës është mbuluar me borë sot gjatë ditës.

Edhe pse jemi në stinë pranverë, në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit ka pasur reshje dëbore.

Në disa fshatra të njësisë administrative Lura sipas banorëve trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm. Sipas tyre kjo situatë ka sjellë probleme në bujqësi.

Reshje bore po ashtu ka pasur në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës.

Nuk raportohen probleme në qarkullimin e rrugëve.

(Kosova Sot)