Pamjet që kanë shokuar botën: Derisa njerëzit po digjeshin të gjallë, të tjerët vraponin pas valixheve

  • 08 May 2019 - 07:53
Pamjet që kanë shokuar botën: Derisa njerëzit po digjeshin të gjallë, të tjerët vraponin pas valixheve

Shkaku i saktë i rrëzimit të avionit në Moskë ende nuk është zbuluar dhe ndërkohë, në internet janë shfaqur edhe  pamjet e udhëtarëve të evakuuar që po shtynin valixhet dhe po mbanin çanta udhëtimi.

Megjithatë, eksperti i aviacionit Geoffrey Tomas thotë se kjo sjellje e pasagjerëve ka shkaktuar probleme edhe më të mëdha, sepse ata e kanë bërë të vështirë për të tjerët që të largohen, shkruajnë mediat e huaja

40 pasagjerë dhe 1 anëtarë i ekuipazhit vdiqën në këtë aksident në Moskë, kur aeroplani shpërtheu në flakë gjatë uljes së detyruar. Në evakuimin prej 55 orësh, u shpëtuan 37 pasagjerë.

Një zyrtar i aeroportit të Moskës tha se shpëtimi u bë  edhe më i vështirë nga udhëtarët që po vraponin pas bagazheve të tyre. Kujtojmë se anëtari i ekuipazhit Maksim Mojsev vdiq duke shpëtuar pasagjerët.

“Është për të ardhur keq kur sheh udhëtarët duke vrapuar pas valixheve, disa prej tyre bënin edhe video”, thotë eksperti i aviacionit Geoffrey Tomas.

(Kosova Sot Online)