Zemaj: Në fund të hetimeve do të dalin në sipërfaqe ata që degraduan Telekomin

  • 08 May 2019 - 08:06
Zemaj: Në fund të hetimeve do të dalin në sipërfaqe ata që degraduan Telekomin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur edhe për hetimet në Telekomin e Kosovës.

Ai ka folur për paralajmërimin që LDK-ja ka bërë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për moszbatimin e Rezolutës për Telekomin që ishte miratuar në korrik të vitit të shkuar.

“Vetëm puna gjatë këtij muaji, tregon se krimi i organizuar në Kosovë ndërlidhet edhe me një pikë që është domuninate në aspektin financiar, pra Telekomin. Po t’i dëgjosh vetëm numrat që ka humbur, është më shumë se skandaloze”, tha ai.

Sipas tij, pjesa që ndërlidhet me kërkesën për seancë del nga konkluzioni se Posta është e kërcënuar nga falimentimi.

Zemaj thotë se Telekomi është buzë shkatërrimit total.

“Borxhi e ka historinë e vet sepse njerëzit aty janë biznesorë. Ata janë të mbuluar me krim e korrupsion. Ne kemi marrë të gjitha kontratat, listat e dhënies së tenderëve, pjesën financiare që është dhënë për marketing, qiratë, qira të antenave, aseteve etj”, tha ai, duke shtuar se qiradhënës të PTK-së, janë krejt familjarë të politikanëve e qeveritarëve. E nga 12-13 lëndët, askush nuk është nën hetime deri tash”, tha Zemaj.

Sipas tij, sindikata në Telekom vazhdimisht ka bërë thirrje e shqetësime rreth kësaj ndërmarrjeje.

“Ata shkojnë përtej interesit personal. Janë shndërruar në gardianë, në vend që menaxhmenti ta bëjë këtë. Kjo është për ‘tu përshëndetur përkundër shtantazhimeve që po u bëhen”, tha ai.

Zemaj, thotë se sipas LDK-së, tani çka është e rëndësishme është të ruhet ky aset.

Sipas Zemajt, nga hetimet që kanë bërë në Komisionin në lidhje me Telekomin, tha se janë në fazën e zbardhjes së fakteve.

‘Kursehem në emra e në individë pa e ditur saktë të kaluarën”, tha ai.

Në fund, tha Zemaj, shprehet optimist që do të dalin në një përfundim të i ndihmon TELEKOMIT.

“Do të dalin në sipërfaqe ata që degraduan Telekomin. Do të dalin edhe tema tjera që lidhen me privatizimin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)