Prishtina as në top-dhjetëshe, Lipjani më i miri për bizneset

  • 08 May 2019 - 09:10
Prishtina as në top-dhjetëshe, Lipjani më i miri për bizneset

 

Në mesin e 38  komunave  të përfshira, në një  proces vlerësimi dhe monitorimi të mbështetur nga USAID-I, për lehtësirat që ofrohen nga  pushteti lokal për bizneset,  sipas  raportit të  hartuar e publikuar nga institute Riinvest,  Komuna më e suksesshme është vlerësuar komuna e Lipjanit, në top dhjetëshen e parë, derisa Prishtina ka ngelur jashtë kësaj dhjetësheje.

Në krye të listës për performancën më të mirë në aspektin e ndihmës që kanë ofruar në reduktimin e pengesave për zhvillimin e sektorit privat, prijnë Komuna e Lipjanit, ajo e Rahovecit dhe Vitisë, pas të cilave vjen Komuna e Junikut, e Gjakovës, Hanit të Elezit, Parteshit, Suharekës, Obiliqit dhe Podujevës. Prishtina renditet e trembëdhjeta në mesin e 38 komunave, për nga eliminimi i procedurave të tepërta administrative për bizneset, ndërsa që krahasuar me vitin 2018, ajo madje ka shënuar edhe regres, duke rënë për pesë pozita më poshtë sivjet, Këto të dhëna janë bërë publike të martën përmes një raporti, që ka hartuar Instituti “Riinvest”, me mbështetjen e USAID-it për krijimin e Indeksit të Konkurrueshmërisë së Komunave (IKKI). Ky indeks është krijuar për të matur performancën e qeverisë lokale drejt krijimit të një mjedisi të shëndoshë afarist.

Në raportin e publikuar me titull ”Konkurrueshmëria e Komunave”... thuhet se IKK-ja vlerëson performancën e qeverive komunale të 38 komunave të Kosovës dhe shkallën në të cilën ato arrijnë të krijojnë një mjedis afarist të favorshëm.

(Kosova Sot Online )