Ky është çifti zviceran që e mashtroi Loredana

  • 08 May 2019 - 09:58
Ky është çifti zviceran që e mashtroi Loredana

Reperja kosovare nga Ferizaj, Loredana Zefi, u arrestua sot nga autoritete zvicerane për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Siç shkruan 20min.ch, autoritetet e drejtësisë në Zvicër kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim ndaj një çifti zviceran.

20min.ch ka publikuar edhe pamjet e çiftit, të cilin ajo dhe vëllai i saj e mashtruan duke i futur në borxh të thellë dhe humbur pasurinë.

Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçe) dhe Hans Z. (53 vjeç), të cilët humbën pasurinë e tyre si pasojë e mashtrimit nga Loredana dhe vëllai i saj. Ndryshe, reperja Loredana është bashkëshortja e reperit nga Ferizaj, Mozzik.

(Kosova Sot Online)