Kush është Berati, vëllai i Loredanës sipas mediave zvicerane, ja më cilin zyrtar të lartë kosovar ishte takuar ai

  • 08 May 2019 - 10:07
Kush është Berati, vëllai i Loredanës sipas mediave zvicerane, ja më cilin zyrtar të lartë kosovar ishte takuar ai

Loredana Zefi dhe vëllai i saj Berat Zefi, po akuzohen se kanë mashtruar një çift nga Zvicra dhe ua kanë marrë rreth 900 mijë franga.

Çifti, e ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ka ndodhur e cila ka nisur nga viti 2016.

Prokuroria, veç ka nisur hetimet rreth Loredanës, e cila u arrestua dje në një apartament dhe shtëpia e saj u bastis.

Në kuadër të hulumtimit të bërë nga gazeta 20.minuten, tregohen edhe kërcënimet që Loredana dhe vëllai i saj ua kanë bërë çiftit atje dhe shumë të tjera.

Gjithashtu, në kuadër të shkrimit, është edhe raporti i vëllait të Loredanës me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vëllai i Loredanës, Berati është parë i fotografuar me njerëz të qarqeve të larta politike. Në disa fotografi ai shihet duke pirë shampanjë, dhe i fotografuar me Ramush Haradinajn, kryeministër i Kosovës”, thuhet në shkrim, ku u publikua edhe një fotografi.

Image

Kjo fotografi e kryeministrit me Beratin, vëllain e reperes Loredana është bërë në dhjetor të vitit 2016.

Haradinaj, i ka marrëdhëniet ngushtë me Zvicrën. Pas shërbimit të tij ushtarak, ai ka jetuar  në Lucern për gati 10 vjet.

Për Beratin nuk ka asnjë të dhënë në internet. Ndryshe nga Loredana për të nuk mund të gjesh asnjë fotografi apo llogari në ndonjë rrjet social.

(Kosova Sot Online)