Pas Samitit të Berlinit, ideja e korrigjimit të kufijve nuk qëndron

  • 08 May 2019 - 11:44
Pas Samitit të Berlinit, ideja e korrigjimit të kufijve nuk qëndron

Instituti Demokratik i Kosovës organizoi tryezën “Dialogu Kosovë - Serbi pas Samitit të Berlinit”.

Me këtë rast, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet ka thënë se Samiti i Berlinit konfirmoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim dhe integrim në BE.

“Në këtë kontekst, duhet theksuar disa çështje thelbësore. Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe. E dyta, kur marrëveshja bëhet me detyrim edhe zgjidhjet e shpejta janë jostabile. Duhet besim mes palëve për të arritur marrëveshjen dhe për këtë duhet kohë. Tre, procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha Lebet.

Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është me rëndësi.

“Ambiguiteti konstruktiv i rrezikshëm, dhe këtë e dijmë nga procesi i Brukselit. Shumë çështje për të cilat është dakorduar nuk janë zbatuar ende”, tha tutje.

(Kosova Sot Online)