Dy të arrestuar në Prizren për prostitucion

  • 08 May 2019 - 11:56
Dy të arrestuar në Prizren për prostitucion

Janë arrestuar një mashkull i komunitetit boshnjak dhe një femër shqiptare, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale marrje me prostitucion.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Prizren, bën të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Me aktvendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)