E thotë analisti: Shkëlqim Devolli, përfituesi i të gjitha qeverive të pas luftës!

  • 08 May 2019 - 12:00
E thotë analisti: Shkëlqim Devolli, përfituesi i të gjitha qeverive të pas luftës!

Mungesa e zhvillimit ekonomik, sistemi i inkriminuar ligjor dhe i kontrolluar nga nëntoka kriminale, kanë bërë që populli ta humbet shpresën se në Kosovë do të vijnë ditë më të mira.

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", analisti Florim Zeqa shprehet se "edhe përkundër aferave të njëpasnjëshme korruptive dhe kriminale të pushtetarëve, sistemi i kapur i drejtesisë vazhdon të heshtë, përkatësisht prokurorët, policia hetimore dhe gjykatat po i mbyllin sy e vesh, duke mos trajtuar asnjë nga rastet e krimit të organizuar të profilit të lartë, i cili në fakt është burimi kryesor i të gjitha prapsive në vend, gjegjësisht burim i përfitimeve të paligjshme korruptive dhe kriminale të pushtetarëve dhe klasës politike në përgjithësi në këto dy dekadat e fundit".

"Përderisa mafio-politika dhe nëntoka kriminale të udhëheqin me shtetin, jo vetëm se nuk do të kemi zhvillim ekonomik, rritje të mirëqenjes qytetare, krijim të vendeve të punës dhe as investime kapitale,...do të kemi degradim të metutjeshëm të sistemit të drejtësisë, sistemit arsimor, shendëtesor dhe kulturoro-sportiv të vendit tonë.

Edhe përkundër aferave të njëpasnjëshme korruptive dhe kriminale të pushtetarëve, sistemi i kapur i drejtesisë vazhdon të heshtë, përkatësisht prokuorët, policia hetimore dhe gjykatat po i mbyllin sy e vesh, duke mos trajtuar asnjë nga rastet e krimit të organizuar të profilit të lartë, i cili në fakt është burimi kryesor i të gjitha prapsive në vend, gjegjësisht burim i përfitimeve të paligjshme korruptive dhe kriminale të pushtetarëve dhe klasës politike në përgjithësi në këto dy dekadat e fundit”, thekson analisti Florim Zeqa për gazetën "Kosova Sot Online".

Sipas Zeqës, “prokuroria nuk guxon të hetoj as rastin e homologimit tërësisht kriminal dhe monopolet tjera që për më tepër se një dekadë zhvatë qytetarët,...si dhe as rastin e atestimit krejtësisht të kundërligjshëm të njejtës kompani të kriminalizuar, gjegjësisht oligarkut Shkelqim Devolli i cili është sponsorizuesi i pothuajse të gjitha subjekteve politike dhe përfituesi i të gjitha qeverive të pas luftës në Kosovë,...i cili mban monopolin e plotë prej më shumë se një dekadë në homologimin kriminal të automjeteve dhe jo vetëm gjithandej vendit”.

“Bashkërendimi i veprimeve dhe bashkëpunimi i ngushtë kriminal i mafio-politikës me mafio-oligarkët ekonomik, në mënyrë të organizuar janë duke zhvatur xhepat e qytetarëve dhe duke zbrazur buxhetin e shtetit për t'i mbushur xhepat e tyre dhe kontot e mafio-oligarkëve të kriminalizuar në kundërshtim me ligjin dhe etiken njerëzore.

Ku si pasojë e kësaj situate, të njejtit njerëz po i gëzojnë të gjitha privilegjet e pushtetit, ndërsa qytetarët e vendit që nuk janë të lidhur me bandat kriminale, dita-ditës po varfërohen,...ku si pasojë e varfërisë ekstreme, pabarazisë dhe denigrimit social, qytetarët po e braktisin Kosovën, ndoshta për të mos u kthyer asnjëherë në vendin e tyre të lindjes. Po ndodhëpikërisht kështu, për shkak, se në vend që të ikin politikanët e inkriminuar nga prokurorët, po ikin prokurorët nga politika, siç ishte rasti i prokurorit Elez Blakaj”, ka përfunduar Zeqa.

(Kosova Sot Online)