Akuza e rradhës: Ja kush janë sponsorisuesit e ndarjes së Kosovës!

  • 08 May 2019 - 12:29
Akuza e rradhës: Ja kush janë sponsorisuesit e ndarjes së Kosovës!

Lidhur me akuzat që ka drejtuar së fundi ish-kryenegociatorja e dialogut teknik mes Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri, kundër  Hashim Thaçit dhe  Edi Rames, pas samitit të Berlinit,  për të cilët ka thënë se kanë dhënë miliona euro në   lobim për të ndihmuar Aleksandër Vuqiqin në idenë për krijimin e Serbisë së Madhe,për të shpëtuar nga Specialja, madje duke mos i kursyer fare por i quan edhe si sponsorisues të ndarjes së Kosovës, të ndihmuar nga ministri i jashtëm Pacolli, ka reaguar analisti politik Reshat Badallaj, i cli e merr si shumë të drejtë një denoncim të tillë të zonjës Tahiri, edhe pse sipas tij,për të kaluarën sa ishte në krye të negociatave, edhe ajo mundë të ketë hisen e vetë të përgjegjësisë.

 “Krye kuislingu i Kosovës, Hashim Thaçi,djali i një ish "shumari" të Brojës, nuk ka të ndalur ne argatin që ja bënë Serbisë fashiste dhe pikërisht kumbarës së tij,Aleksandër Vuciqit, për të copëtuar Kosovën, vetëm se paguhet mirë dhe sa për të shpëtuar bishtin e tij nga Gjykata Speciale, por, këtu është edhe një sherr tjetër shkatërrimin e buxhetit të Kosovës si të ishte malli i babës së tij. Shpresat e kësaj tradhtie dhe hajnie të kësaj kopeje kuislinge i shkatërroi zonja më e fuqishme e Botës, Angela Merkel dhe pos kësaj humbje shprese, kjo zonjë edhe i poshtëroi deri në skajshmëri. Me fjalë të tjera ky grup kuislingësh pro serbësh dhe pro rusësh u panë se kanë bërë argatin e Serbisë fashiste për interesa të tyre të ngushta,  që të paktën nuk e ka pritur kush këtë marifet nga kasaphana që kishte bërë kjo Serbi fashiste,por, nuk duhet harruar edhe një gjë se këtu është i pas kontestueshëm edhe këlyshi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu,apo si po e quajnë Baton Stanishiqi,apo Baton udbashi”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”

Badallaj shton se "kjo bandë ka shpenzuar  qindra miliona nëpër hotelet më të shtrenjta të botës me grupet më kriminale serbiane që kanë bërë krim, gjenocid dhe masakër në Kosovë, ku kanë dhunuar dhe plaçkitur shqiptarët dhe ky soj banditësh kanë bërë  ahengje me paratë e popullit. Madje me paratë e popullit është bërë për propagandë edhe libri dhe për lobim me rusët, serbianët dhe fotografit mashtruese kinse po takohet Hashim Thaçi me burra të lartë shtetesh!"

  Përgjegjësia , sipas Badallajt "do të adresohet sado që mundë të duket vonë sepse asgjë nuk mundë të falet në tentativat për tradhti. Pra, ideatorët e sponzoruesit e tentim ndarjes se Kosovës, që është banda Thaçi,Rama dhe këlyshi i UDB-ës serbe, Baton Haxhiu, këlysh serbi dhe patjetër ai miku i vjetër i Slobodan Millosheviqit dhe i Rusisë Cariste, Behgjet Pacolli, një xhambaz dhe gjysmë-analfabet do të përgjigjen. Rrethi dhe laku rreth qafe tashmë është përgatitur për këtë kope "bagëtish",si janë Hashimi, Rama, Behgjeti dhe Baton Haxhiu, që nuk kanë qare pa dalë para drejtësisë për tradhti e hajni,herët a vonë, por jo para kësaj drejtësie të kalbur dhe të instaluar nga kuzhinat e Beogradit,sepse kjo garniturë janë dilberat e Serbisë fashiste që kanë notuar dhe notojnë edhe sot në ujërat e Serbosllavisë dhe do të perfundojnë në detin e pafund ”, theksoi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online)