Zyrtarja e Ambasadës së Kosovës në Zvicër dyshohet së ishte pjesë e mashtrimit të familjes së reperes Loredana Zefi

  • 08 May 2019 - 12:34
Zyrtarja e Ambasadës së Kosovës në Zvicër dyshohet së ishte pjesë e mashtrimit të familjes së reperes Loredana Zefi

Thellohet skandali i reperes Loredana Zefi dhe familjarëve të saj në Zvicër.

Nga 900 mijë franga të raportuara në mediumin e madh zviceran 21 minuten, 200 mijë franga vëllai i Loredanës, Bekim Zefi, mësohet se ia kishte marrë një zvicerane të cilën e kishte njohur gjatë qëndrimin te vëllai tjetër, Arsim Zefi.

“Gjatë periudhës sa ka jetuar në Zvicër, Bekim Zefi ka njohur një zvicerane dhe asaj ia ka marrë 200.000 franga, me arsyetimin se e ka nënën e sëmurë. Ky kishte rezultuar mashtrim dhe me ato të holla ishte mbështetur Arsim Zefi, i cili ishte gati të bankrotonte, sepse firma e tij për pastrim të banesave nuk shkonte mirë”, ka thënë një burim i afërt me rastin.

Po ashtu, mësohet se autoritetet zvicerane janë duke e hetuar edhe përfshirjen e një zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Bern, me inicialet B.Z., bashkëshorte e vëllait të reperes Loredana Zefi.

Ajo po dyshohet se i ka fshehur të gjitha ankesat që Patricia Hyenen i kishte dërguar në e-mailin zyrtar të Ambasadës së Kosovës në Zvicër për këtë rast.

Media i ka siguruar disa nga këta emaile të Patricia Hyenen.

Policia zvicerane tashmë e ka arrestuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefi.

Autoritetet e drejtësisë atje kanë konfirmuar se reperja dyshohet për mashtrim.

Loredana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern.

(Kosova Sot Online)