Vdes një 25-vjeçare në Prizren, dyshohet se u vetëvra

  • 08 May 2019 - 13:55
Vdes një 25-vjeçare në Prizren, dyshohet se u vetëvra

Mbrëmjen e së hënës në Prizren ka vdekur një 25-vjeçare, e cila dyshohet se është vetëvrarë.

Rastin për median e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit, të cilët kanë thënë se fillimisht kanë marrë informatën se në emergjencën e spitalit të Prizrenit gjendet një vajzë me lëndime të rënda trupore.

“Me datën 6 në mbrëmje rreth orës 19:47 policia ka pranuar një informacion nga emergjenca e spitalit në Prizren se kanë pranuar një vajzë me lëndime të rënda trupore, e cila është në rrezik për jetë. Policia ka arritur në emergjencë dhe rreth orës 20:02 mjekët nga emergjenca kanë informuar policinë se ka ndërruar jetë. Viktima është femër, e moshës 1994”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka theksuar se policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë,  ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)