Interpol refuzon të lëshojë fletë-arrest ndërkombëtar për ish kryeministrin Gruevskin

  • 08 May 2019 - 15:35
Interpol refuzon të lëshojë fletë-arrest ndërkombëtar për ish kryeministrin Gruevskin

Ish-kryeministri Nikoll Gruevski po kërkohet me fletë arrest vendor, mirëpo jo edhe me fletë arrest ndërkombëtarë. Këtë sot e ka zbuluar shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, Vilam Ruskoska në konferencën të mbajtur sot për luftën kundër krimit të organizuar në korniza të raportit të Komisionit Evropian.

Prokurorja Ruskoska ka theksuar se edhe përskaj kërkesave drejtuar nga Prokuroria me të gjithë dokumentacionin e plotësuar, Interpol ka refuzuar që të shpall fletë arrest për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Fletë arrest ndërkombëtarë nuk janë shpallur as për Nikolla Boshkovskin për të cilin po ashtu është dorëzuar kërkesë me dokumentacion të plotë.

“Interpol refuzon të shpallë fletë arrest për Nikolla Gruevskin. Nga ana jonë është dorëzuar dokumentacion i plotë, gjithashtu edhe kërkesa, mirëpo fletëarresti nuk është shpallur, Interpol po refuzon që të shpallë.

Edhe pse kërkesa është bërë që para dy muajve” ka deklaruar Ruskoska.

(Kosova Sot Online)