Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

  • 08 May 2019 - 15:52
Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit golf V kurse tjetra IV, teksa pas goditjes mes tyre njëra ka dalë matanë rrugës duke goditur një shtyllë.

Në vendngjarja ka qenë e pranishme edhe ekipet mjekësore.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 35 aksidente, prej tyre 14 me të lënduar.

(Kosova Sot Online)