Nacionalisti kontrovers që projekton harta për Serbinë e Madhe sot në Tiranë

  • 08 May 2019 - 16:23
Nacionalisti kontrovers që projekton harta për Serbinë e Madhe sot në Tiranë

Vizita e politikanit nacionalist serb Milloard Dodik në Tiranë, në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, ka nxitur reagime të shumta në Shqipëri. Dega e Lëvizjes Vetëvendosje atje do të protestojë sot kundër vizitës së Dodikut. Madje Dodik e Vuçiq janë cilësuar edhe si persona ‘nongrata’ .

Por pse ky qëndrim kundër vizitës së tij në Tiranë.

Milloard Dodik është një politikan serb që drejton “Republika Srspkan” në Bosnje e Hercegovinë, dhe njihet për retorikën e tij nacionaliste kundër shqiptarëve.

Dodik vazhdimisht deklaron se nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës, dhe që mbështet integritetin territorial të Serbisë.

Ndër të tjera ai vazhdimisht shfaqet edhe si kundërshtar i krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, ide për të cilën thotë se e mbështesin edhe disa ndërkombëtarë.

Gjithashtu, Dodik ka kundërshtuar edhe vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të krijuar ushtrinë e Republikës së Kosovës, duke thënë se  “Edhe Republika Srpska do të kërkojë krijimin e ushtrisë së saj”, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë është e pa qartë se pse është ftuar në një Samit në Tiranë një politikan kontrovers si Millorad Dodiku, i cili vazhdimisht synon që të ndajë ‘Republika Srpskan’ nga Bosnja e Hercegovina dhe t’i bashkohet Serbisë.

Dodikun ndërkohë  nuk e kishte ftuar kancelarja Angela Merkel në Samitin e Berlinit, duke ia bërë të qartë se ka një problem me të.

Kancelarja gjermane është shprehur vazhdimisht kundër prekjes së kufijve në Ballkan, gjë të cilën synon ta bëjë Dodik.

Kur është folur për korrigjimin e kufijve, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Dodik kishte mbështetur një ide të tillë, duke paralajmëruar që edhe ai vetë do të dëshironte që të shfrytëzonte një lëvizje të tillë të kufijve për t’u bashkuar me Serbinë dhe për të zhbërë Bosnjën.


Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim janë edhe dy anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Dzaferovic and Zheljko Komsiq 

(Kosova Sot Online)