Rama në krah të Mogherinit: Meritojmë hapjen e negociatave

  • 08 May 2019 - 17:51
Rama në krah të Mogherinit: Meritojmë hapjen e negociatave

Në kuadër të takimit të Brdo – Brijunit në Tiranë ka mbërritur shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ata dolën në konferencën e përbashkët për shtyp.

Rama përsëriti se Shqipëria pret hapjen e negociatave sepse ka përmbushur detyrat e saj.

“Folëm për tërësinë e reformave të ndërmarra, pritshmëritë tona në vigjilje të daljes së raportit të progresit të KE-së dhe për ecurinë e mëtejshme të të gjitha përpjekjeve në funksion të thellimit të reformave dhe transformimit të gjithë aspekteve të vendit falë reformave.

Nuk është sekret, ne presim vetëm një përgjigje nga KE, përgjigjen se i kemi kryer plotësisht detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha Rama.

(Kosova Sot)