Osmani nga Berlini: Kancelaria gjermane konfirmon, s’ka ndryshim kufijsh

  • 08 May 2019 - 18:42
Osmani nga Berlini: Kancelaria gjermane konfirmon, s’ka ndryshim kufijsh

Tre deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Ata kanë zhvilluar një takim me Matthias Luttenberg, Udhëheqës Divizioni për Evropë Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Osmani në një shkrim në profilin zyrtar ka thëën se nga kancelaria gjermane kanë marrë konfirmimin e snuk ka ndryshim kufijsh.

“Kancelaria gjermane konfirmon: nuk ka ndryshim kufijsh”, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit në këtë aspekt Kosova është një dhe e pandashme.

Një gjë e tillë është thënë edhe pas përfundimit të Samitit Berlinit, ku është konstatuar që ideja për korrigjim të kufijve është varrosur në Berlin.

Këtë e ka pranuar edhe presidenti Vuçiq si ideator i saj, duke thënë se ideja e tij për korrigjim ka dështuar, dhe për këtë do të vuajnë serbët në 20 vitet  e ardhshme.

(Kosova Sot Online)