Ja cilat parti do të goditen nga aktakuzat e Gjykatës Speciale!

  • 08 May 2019 - 19:34
Ja cilat parti do të goditen nga aktakuzat e Gjykatës Speciale!

Lajmet e publikuara në media se brenda këtij viti Gjykata Speciale për Kosovën, pritet t`i ngris aktakuzat e para, edhe atë kundër udhëheqësve të lartë të shtetit të dyshuar për vrasje të shqiptarëve gjatë dhe pas luftës 1998-99, kanë shqetësuar disa nga politikanët tanë.

Image

“Normal se në PAN dhe në VV, do të kenë ndikime aktakuzat që do të ngriten dhe do të ketë ballafaqim të rëndë për disa liderë politikë, kjo gjykatë mund të ngre padi edhe ndaj personave që dikur janë akuzuar në Hagë, nëse paraqiten prova të reja”, ka deklaruar në një prononcim për gazetën “Kosova Sot Online”, analisti Blerim Burjani.

Sipas Burjanit, “populli së pari duhet të mësojë se është sovrani dhe vendos për fatin e jetës së vetë sociale, ekonomike, e jo politizmit të skajshëm dhe jo efektiv.Kosova ka nevojë për gjëra të përditshme, pra qytetarët e saj kanë nevoje për gjera ekonomike dhe jetësore. Populli është kah shkon drejtë ikjes ose mendon qysh me u liru nga këta njerëz. Populli përgjatë kësaj kohe është dashtë të mësoj se nuk jetohet prej patriotizmit por prej ekonomisë, perderisa politikanët e sotëm PAN janë shndnërruar në përfitues të pandalshëm dhe të pangopshëm”.

“Gjykata Speciale do të ngre aktakuzat shumë shpejt për grupin e parë të akuzuarve që priten aktakuza për profilin e lartë të njerëzve të luftës, dhe si kundër përgjigje vjen themelimi i një gjykate imagjinare ndërkombëtare, pa kurfarë mandati ndërkomebëtar por kosovar dhe politik. Normal se PAN dhe në VV, do të kenë ndikime aktakuzat që do të ngriten dhe do të ketë ballfaqim të rëndë për disa liderë politikë, kjo gjykatë mund të ngre padi edhe ndaj personave që dikur janë akuzuar në Hagë, nëse paraqiten prova të reja. Thuhet shumë jashtë Kosove se ka argumente të reja, për disa procese që janë zhvilluar në Hagë, megjithatë kjo mbetet të shihet", ka përfunduar Burjani.

(Kosova Sot Online)