Arrestohet pejani, mashtroi një norvegjeze duke ia marrë 100 mijë euro

  • 08 May 2019 - 19:53
Arrestohet pejani, mashtroi një norvegjeze duke ia marrë 100 mijë euro

Një person është arrestuar nga Policia në Pejë për kanosje dhe mashtrim të një shtetaseje norvegjeze. Policia ka treguar se një qytetar i Pejës ka mashtruar një qytetare të Norvegjisë, ti cilës edhe ia ka marrë 100 mijë euro.

“Me datën 6 maj 2019 rreth orës 10:30, pranë Stacionit Policor në Pejë, viktima (shtetase Norvegjeze) ka raportuar se në vazhdimësi është mashtruar dhe kanosur nga i dyshuari që nga viti 2013, dhe në këtë mënyre i dyshuari sipas viktimës ka përfituar shumën rreth 100.000 (njëqindmijë) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje dhe mashtrim’.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, me datë 08.05.2019 pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin: V.K., lindur me 1979.

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

(Kosova Sot Online)