Kryeministri i Australisë sulmohet me vezë

  • 08 May 2019 - 20:21
Kryeministri i Australisë sulmohet me vezë

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison është sulmuar me vezë gjatë një takimi me delegate në Albury.

Ndërsa autorja e sulmit po përpiqej të largohej rojeve të sigurisë rrëzoi një grua të moshuar.Nuk janë ende të qarta motivet e sulmit nga 25-vjeçarja e cila u arrestua më pas nga policia.

Morrison në një postim në Twitter, këtë veprim e quajti një sulm frikacakësh.

(Kosova Sot Online)