Anëtarët e komisionit për gylenistë: Shpend Maxhuni dhe Driton Gashi nën urdhrat e Thaçit

  • 08 May 2019 - 20:35
Anëtarët e komisionit për gylenistë: Shpend Maxhuni dhe Driton Gashi nën urdhrat e Thaçit

Komisioni për hetimin e rastit të gylenistëve ka mbajtur sot mbledhjen e fundit. Këtu raportuan Maxhuni e Gashi, e ku për këta të fundit deputetët e opozitës thanë se kishte ardhur me direktiva dhe lojëra të Thacit.

Ndërsa se ky komision ishte ngritur vetëm për qëllime politike e tha Ganimete Musliu.

Për të dytën herë para komisionit hetimor për depërtimin e gylenistëve u paraqitën ish-drejtori i policisë, Shpend Maxhuni dhe ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi.

Këta dy u ftuan për riraportim për shkak të deklaratave kontradiktore që kishin dhënë.

E si jo rrallë herë intervistimi u bë prapa dyerve të mbyllura. Pas dy orë nga kjo derë doli Shpend Maxhuni.

Për të hyrë pas gjysmë ore, ish drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi.

Por ky i fundit për gjysmë orë mbaroi punë aty.

E antarët e komisionit thanë se Gashi kishte ardhë për raportim me direktiva të presidentit Thaçi.

Të njëjtën akuzë e bëri edhe nënkryetari i komisionit, Driton Selmanaj. Ai tha se presidenti bashkë me pozitën po i pengon ata të kryejnë punën e tyre.

Këtyre akuzave iu kundërpërgjigj, anëtarja e komisionit nga PDK, Ganimete Musliu. Sipas saj puna e këtij komisioni është e kotë dhe e paligjshme.

Ndërkohë mandati i këtij komisioni përfundon të premten, ku pritet edhe dorëzimi i draft raportit me të gjeturat për depërtimin e shtetasve turq nga Kosova.

(Kosova Sot Online)