Haradinaj: Thaçi e Rama kërkonin që të hiqej taksa në Berlin

  • 08 May 2019 - 20:43
Haradinaj: Thaçi e Rama kërkonin që të hiqej taksa në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimorë, kancelaria Anglea Merkel dhe presidenti Emanuel Macron kishin propozuar tek ai që ta pezullojë përkohësisht taksën kundër Serbisë.

Haradinaj ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kishin mbështetur dy liderët – të Francës dhe Gjermanisë për pezullim të taksës. E gjithë kjo ishte bërë me arsyetimin e respektit ndaj tyre.

Megjithatë, Haradinaj thotë se nga samiti i Berlinit ka rezultuar me ‘vdekjen’ e idesë për korrigjim të kufijve. Sipas tij një temë e tillë është kërcënim serioz për rajonin dhe se do ta kthente kohen prapa.

“Ajo që dominoi ishte një domosdoshmëri e një marrëveshje, por edhe mos ndërmarrja e veprimeve të që mund ta rrezikojnë stabilitetin në rajon, ajo nënkupton edhe ndërprerjen e bisedimeve për territore, kufij që mund të shkaktojnë jo stabilitet në rajon”.

377512

“Tani të gjithë e kanë konfirmuar që eksiton një rrezik i madh nëse mbetet për diskutim çështja e kufijve, mendoj se ka qenë një vlerësim i të gjithëve që kanë diskutuar e sidomos të neve rajonit. Besoj që nuk do të ndodh ai diskutim ai korrigjim të kufijve apo si do që të quhet”, ka deklaruar Haradinaj për DË.

Kryeministri ka vlersuar rolin e Gjermanisë e cila sipas tij ka qenë kategorikisht kundër idesë për korrigjimin e kufijve.

“E para mendoj që e them prej Ballkanin në këtë rast unë, dhe e dimë që nuk ka popull në Ballkan që nuk e ka edhe një hartë tjetër dhe që është i kënaqur me kufijtë aktual. Pra askush nuk është i kënaqur, ju siguroj që diskutimi për kufijtë do të na kthente në tragjedi të kaluara dhe është shumë me rendësi që Gjermania ka pas një qëndrim të qartë dhe të prerë kundër lëvizje të kufijve”, ka deklaruar Haradinaj.

Katër liderët që Haradinaj thotë se i bënë presion për taksën

Teksa ka folur për presionin që atij i ishte bërë në Berlin, Haradinaj ka thënë se fillimisht idenë për pezullimin e taksës është bërë nga Macron dhe Merkel. Ai është shprehur se për pezullim të takës i kanë bërë presion edhe Thaçi dhe Rama.

Por Haradinaj thotë se kishte hasur në mirëkuptim nga lideri i Francës dhe ajo e Gjermanisë. Ai kishte thënë se nuk e pranon kushtin e Vuçiqit për të dialoguar.

“Ishte një kërkesë e kancelarës Merkel edhe e presidentit Macron për pezullim të taksës, unë ju shpjegova në bisedë e sipër që si kryeministër i një vendi që gati në çdo të dytën ditë jam në përkujtim të ndonjë masakre që ka ndodhur në Kosovë, jam çdo ditë me familjarët të pagjeturave me dhimbjen dhe kujtesën e 20 viteve dhe e kam vështirë me e pranuar kushtin e Aleksandër Vuciqit”.

“Ne si një vend që jemi viktimë nuk kemi vendosur kushte dhe jemi ulur në tavolinë pa kushte me thënë të drejtën patë mirëkuptim edhe nga Merkel edhe Macron, kuptohet edhe Rama dhe Thaçin ishin të njëjtës kërkesë për respekt të kancelares dhe presidentit, por mendoj që kishin ndihmuar më mirë të kishin mbajtur qëndrimin që unë e mbajta”, ka thënë Haradinaj për DË.

Haradinaj shprehet se nuk ishte befasuar me qëndrimin e Hashim Thaçit. Thotë se ide të ngjashme për pezullimin e taksës kundër Serbisë, kishte dhënë edhe në të kaluarën.

“Këto janë të ditura edhe në të kaluarën presidenti Thaçi  në takime të mbyllura ka prezantuar pezullimin e taksës këtë e ka propozuar edhe në takim me kancelarin dhe presidentin Macron, kuptohet këtë sugjerim e dha edhe Rama”, ka deklaruar ai.

Kryeministri thotë se kishte dalur në pozitë të pafavorshme, teksa kishte tentuar ta sqaronte qëndrimin e tij për taksën kundër Serbisë. Thotë se në këtë pozitë doli për shkak të Thaçit dhe Ramës që ishin kundër tij.

“Ajo çfarë është e keqe është se unë kisha një pozicion tjetër. Unë u mundofsha me e arsyetua pra me pamundësinë time të një vendi që përkujton masakrat, të vdekurit dhe të zhdukurit me pranuar kushte. A na pa kushte po shkojmë në tavolinë mendoj se ka qenë shumë më në rregull”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që Kosova i ka vënë taksën prej 100% të gjitha produkteve të Serbisë, për shkak se produktet e kosovare nuk mund të depërtojnë në Serbi. Po ashtu produktet nga Serbia që vinë në Kosovë, shtetin tonë i referohen si “Kosovo Metohije”. Kushti i Haradinajt për heqjen e taksës është që Serbia ta njeh Kosovën shtet.

(Kosova Sot Online)