Mafiozi “mashtroi” vdekjen, por e pësuan keq dy kalimtarë – pamjet e atentatit në një rrugë në Napoli të Italisë

  • 08 May 2019 - 21:59
Mafiozi “mashtroi” vdekjen, por e pësuan keq dy kalimtarë – pamjet e atentatit në një rrugë në Napoli të Italisë

Ky është momenti dramatik kur një mafioz “e mashtroi” vdekjen pasi një burrë i armatosur deshi ta vriste atë.

Sipas mediave të huaja, Salvatore Nurcaro, 32 vjeç, është burri të cilit iu afrua një person që mbante një helmetë motoçiklete dhe veshje të errëta gjatë ditës në një rrugë të ngarkuar në Napoli, Itali.

Ndërkohë kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur pamjet se si vrasësi ecën në drejtim të Nurcaro ndërsa ai qëndron në rrugë në qytetin port të Napolit, i cili është i ngarkuar me krimin.

Siç bëhet e ditur, sulmuesi fillon me të shtënat, duke nxitur Nurcaron të largohet me shpejtësi, poshtë rrugës.

Përkundër faktit se ai i shpëtoi më të keqes, thuhet se megjithatë është plagosur.

Por viktimë e sulmuesit nuk ishte vetëm ai, pasi që edhe dy kalimtarë të pafajshëm, duke përfshirë një vajzë katërvjeçare janë plagosur.

Policia ka thënë se gjashtë plumba u qëlluan në total, me Nurcaro gjithashtu që u qëllua dhe u dërgua në spital në një gjendje të rëndë – megjithëse lëndimet nuk janë kërcënuese për jetën e tij. 

(Kosova Sot Online)