Deputetja e VV’së: Blerand Stavileci naiv dhe injorant, po provon ta mbulojë shefin

  • 08 May 2019 - 22:21
Deputetja e VV’së: Blerand Stavileci naiv dhe injorant, po provon ta mbulojë shefin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj  shefit të kabinetit të Kadri Veselit, Blerand Stavilecit lidhur me idenë për Tribunalin për krimet e luftës.

Ky reagim erdhi pas deklaratave të Blerand Stavilecit për qëndrimin e deputetes Saranda Bogujevci rreth nismës për tribunal.

Sipas Nagavcit, Stavileci është treguar naiv dhe ka për qëllim mosdeklasimin e farsës së shefit të tij, Kadri Veselit.

“S’po mundem të besoj se shefi i kabinetit të Kadri Veselit, Blerand Stavileci është kaq naiv dhe s’po kupton se çfarë po sqaron Saranda Bogujevci në lidhje me idenë për Tribunalin për krimet e Serbisë.

Kjo ndodh kur duhet të luash rolin e injorantit për të mos deklasuar tërësisht farsen e rradhës së shefit të tij”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Postimi i plotë:

S’po mundem të besoj se shefi i kabinetit të Kadri Veselit, Blerand Stavileci është kaq naiv dhe s’po kupton se çfarë po sqaron Saranda Bogujevci në lidhje me idenë për Tribunalin për krimet e Serbisë.

Kjo ndodh kur duhet të luash rolin e injorantit për të mos deklasuar tërësisht farsen e rradhës së shefit të tij.

Hipokritët Vs Heroinat si Saranda, Vasfije dhe shumë qytetarë tjerë të këtij vendi që betejat i bënë pa asnjë përkrahje nga institucionet e vendit.

(Kosova Sot Online)