Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

  • 09 May 2019 - 07:47
Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Meterologët parashikojnë se mot i ndryshueshëm me shi dhe diell do kemi deri në fundjavë. Ditën e shtunë më ngrohtë. Në fillim të javës së ardhshme freskët dhe me shi

Parashikimi më i detajuar i motit nga data 09 deri mër 13 maj 

9.05 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje lokale shiu.
10.05 – Në mëngjes pjesërisht me vransira. Ditën vransirat do të shtohen. Priten reshje lokale shiu me bubullima.
11.05-12.05 – Të shtunën në mëngjes në ultësira mjegullinë. Ditën më ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën e diel, kryesisht me vransira e orëve të mbrëmjes me erë. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullima.
13.05 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi.

Temperaturat gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, por nga dita e diel sërish do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, ndërsa ato maksimale nga 15C deri në 21C, ditën e shtunë.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 3-12m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje, e në fillim të javës së ardhshme sërish do të pësojë rënie.

(Kosova Sot Online)