Sot Samiti i Brdo-Brijunit, merr pjesë edhe kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës

  • 09 May 2019 - 09:02
Sot Samiti i Brdo-Brijunit, merr pjesë edhe kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës

Sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta, organizon në Tiranë Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovië dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Dëaferovië dhe ëeljko Komšië, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo ëukanovië, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuëië.

Ndërsa është mësuar që temë diskutimi do të jetë edhe procesi integrues i vendeve të Ballkanit.

Ajo që bie në sy është pjesëmarrja e Miloard Dodik, i cili është kundërshtar i madh i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe mohon krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës së viteve ’90.

Për ardhjen e tij, Presidenti Hashim Thaçi dje ka thënë se Dodik nuk është dashur të ftohet, dhe se presidenca e Shqipërisë duhet të sqarojë se pse e ka ftuar një person të cilit ia ka mbyllur dyert krejt bota.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian. 

(Kosova Sot Online)