Shpërthen Badallaj: Në Kosovë sundojnë Devollët, prokuroria ekziston vetëm në letër!

  • 09 May 2019 - 11:02
Shpërthen Badallaj: Në Kosovë sundojnë Devollët, prokuroria ekziston vetëm në letër!

Derisa një komision hetimor i ngritur nga Kuvendi i Kosovës, po e luan rolin e hetuesit politik për krimin që ka ndodhur në PTK- dhe rrezikut që po i kanoset nga falimentimi edhe për shkak të kontratës së shumë përfolur me Z- Mobile të vëllezërve Devolli, Prokuroria Speciale lehtësisht e ka hequr nga tavolina e vetë dosjen hetimore dhe e ka zhvendosur në nivel të prokurorisë Themelore të Prishtinës, gjë që te analistët po vazhdon të ngjallë reagime me dyshime se është skenar për ti paraprirë procesit të manipulimit.

Një dyshim të tillë të thellë e shfaqi për "Kosova Sot Online", analisti Reshat Badallaj. Përtej kësaj, ai thotë "se kjo loje tregon që de fakto në Kosovë prokuroria ekziston vetëm në letër por jo në funksion të zbatimit të ligjit. Jam i detyruar të ri përsëris atë që e them për çdo herë se në Kosovë nuk ka prokurori, ose sistem gjyqësor të mirëfilltë, por ka sistem të kalbur dhe për faqe të zezë që ndikohet nga politika, përkatësisht nga krye banditët e majave të. Pra, në Kosovë mbizotëron ligji i bandave,mafio-oligarkëve dhe kryebanditëve. Sa e sa skandale dhe afera korruptive kanë ndodhur, sa e sa hajni qindra milionëshe kanë ndodhur dhe nuk është marr në pyetje askush nga këta krye mafioz dhe lëre të flasim se a është burgosur kush. Pra, këtë qindra herë kam thënë se janë gisht për gishti të kapur në vallen e hajnisë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, "ky rast tregon më së miri se sa me vend dhe të qëlluara janë edhe kritikat e faktorit ndërkombëtar që vazhdimisht adresohen për mos funksionim të sistemit të drejtësisë në Kosovë, por mungesë veprimi të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kësaj kopeje të faqes së zezë që po i thonë prokurori speciale, sa e sa here faktori ndërkombëtar,ambasador dhe pushtetar të tjerë i kanë thënë që ta luftojnë korrupsionin dhe hajnin, dhe mendoni se ata e thonë kot ketë!? Jo, ata e din se në Kosovë vlon hajnia por kjo prokurori, i thënçin prokurori, bëhet sy lesh dhe gojë mbyllur”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. Sipas Badallajt, "kur është rasti me Devollët, edhe populli duhet ta dijë se banda serbiane Devolli", si e quan ai, "punon bashkë me Serbinë fashiste dhe e kanë Kosovën në dorë, pa përjashtuar këtu sistemin e drejtësisë.

Dhe nëse mendon dikush se vërtetë ka në Kosovë Prokurori Speciale unë vetëm do të pyesja pse e mashtrojmë veten sepse banda kriminale, serbiane Devolli janë duke bërë kërdi kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj, por, të mos harrojmë se e keqja më e madhe është se kjo bandë kriminale mbështetet nga kryekriminelët e majave të shtetit. A nuk është kjo diçka që i tregohen shumë të dobët këta prokuror karshi kësaj bande serbiane. Kjo tregoi se në Telekom dhe në PTK janë të futur thellë krye mafiozët, kryekriminelët,kryebanditët më të rrezikshëm në tërë Ballkanin, që kemi lajmëruar më parë se do të ndodhë kjo, që janë duke bashkëpunuar kryekriminelët dhe do ta gllabërojnë edhe këtë ndërmarrje dhe ja ku po del e vërteta tani”, është shprehur për “Kosova Sot Online” analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online“.

(Kosova Sot Online)