Dacic mban mini-koncert në Budvë, argëton masën

  • 09 May 2019 - 11:22
Dacic mban mini-koncert në Budvë, argëton masën

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë edhe njëherë është paraqitur në rolin e argëtuesit, këtë herë ka marrë mikrofonin dhe kë kënduar në Budvë

Mediet e rajonin bëjnë të ditur se Dacic e ka kënduar këngën e njohur “Milacka”, por ka vendosur ta zgjeroje repertoarin, kështu që pas këngës së Halid Beslicit, ka kaluar në hitin e grupit “Plavi orkestar” (Orkestri i kaltër) “Më mirë të jesh i dehur se pla”, si dhe “Bëso në dashuri” të këngëtarit kroat Oliver Dragojevic.

Dacic, përndryshe, në Budvë po i prinë delegacionit serb në Forumin e katër të BE-së për makroregjionin adriatik-jonik (EUSAIR). Mediet bëjnë të ditur se mysafirët janë kënaqur në mini-paraqitjen e Dacicit, ndërsa në një çast kanë filluar të këndojnë bashkë me të.

(Kosova Sot Online)