Alarmon Badallaj: Kosova udhëhiqet nga krye hajnat e nëntokës kriminale 

  • 09 May 2019 - 13:19
Alarmon Badallaj: Kosova udhëhiqet nga krye hajnat e nëntokës kriminale 

Ka ditë që ambasadorët e shteteve më  të fuqishme, mbështetëse të pavarësisë së Kosovës, në paraqitjet e tyre publike, pa asnjë hezitim po shprehen të pa kënaqur me lidershipin qeverisës të Kosovës dhe po kërkojnë më shumë  veprime pro aktive të qytetarëve, për të ju bërë presion zyrtarëve të shtetit që  të jenë më të përgjegjshëm në qeverisjen e tyre, ndryshe, edhe protesta mundë të jetë mjet demokratik për të ju treguar atyre se nuk po qeverisin si duhet.

Në këtë frymë u deklarua edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conell, i cili ka thënë se problemet e Kosovës nuk mund t’i rregullojnë të huajt, por vetë kosovarët, duke  përsëritur se duhet të ngrihet zëri qytetar ndaj korrupsionit në Kosovë, sepse mënyra për t’i detyruar politikanët të marrin masa ndaj gjendjes që është krijuar në Kosovë, është presioni qytetar. 

Duke parë  këso reagimesh në rritje, analisti politik Reshat Badallaj thotë për "Kosova Sot Online" se "këto janë dëshmi të mjaftueshme e të fuqishme që flasin se ndërkombëtarët janë lodhur me këta politika të korruptuar dhe tani lehtësisht po ju ka kthejnë shpinën duke u rreshtuar me problemet e qytetarëve."

“Nuk ka kurrfarë dyshimi se Kosova udhëhiqet nga kryebanditët, krye oligarkët, krye hajnat e nëntokës kriminale më të rrezikshme në tërë Ballkanin. Këta kryebanditë dhe këta krye hajna me qeverisjen e mbrapshtë vetëm që kanë synim hajnin, kapjen e pushtetit, korrupsionin, punësimet e paligjshme dhe familjarëve j kanë ra në sy çdo qytetari të thjeshtë por  edhe faktorit ndërkombëtar dhe me shumë të drejtë e me shumë vend, ambasadori britanik kërkon të ngrihet zëri i qytetarëve të vendit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. "Formula më e shpejtë dhe më e fuqishme", sipas Badallajt, "për ti bërë ndryshimet dhe pastruar këto institucione nga kapësit e politikës dhe rrjetet kriminale, janë protestat paqësore demokratike". 

"Do të ishte me shumë vend që të organizohen protesta të fuqishme gjithë popullore për të goditur dhe shkatërruar këtë kope kryebanditësh dhe krye hajnash sepse po nuk u larguan komplet krye vagabondët e majave të shtetit vërtetë do t'ia shohim sherrin”, është shprehur  Badallaj për “Kosova Sot Online”.  Përndryshe ai druan se Kosova mundë të izolohet, së  miqtë më të fuqishëm të botes do ta na kthejnë shpinën dhe pastaj edhe  më  tej do të rritet papunësia, më tej do të rritet fukarallëku dhe më tej do të ik populli nga vendi në vende të huaja. 

“Krejt kjo me qeverisjen e mbrapsht te këtyre krye banditëve, krye vagabondëve dhe krye hajnave të shtetit që deri dje ishin leckaman dhe nuk kishin rrip pantallonash e tani janë bërë super milionerë dhe kanë siguruar pasuri për 50 breza.

Mendoj që më mirë është të gjykohen këta kryebanditë, krye vagabonda, krye hajna që e kanë kapur shtetin që nga pas lufta e deri më sot se sa të gjykohet Kosova me fajin e kësaj krye bande.  Dhe për të ndodhur kjo, për të shpëtuar Kosova dhe qytetarët e saj nga ky ndëshkim sa më parë duhet i tërë populli të ngrihet për të shporrur kjo krye bandë e kry hajnash dhe jo vetëm kaq por të burgosen dhe të  ju  merret pasuria e vjedhur”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )