Dy të arrestuar pas një rrahje në Ferizaj

  • 09 May 2019 - 15:02
Dy të arrestuar pas një rrahje në Ferizaj

Policia raporton se në Ferizaj sot ka arrestuar dy të dyshuar, pasi janë rrahur fizikisht në mes vete.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Njësiti policor nga të dyshuarit kanë konfiskuar një pistoletë me dy fishek dhe një shkop druri. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

(Kosova Sot Online)