Ja kush qëndron prapa deportimit të gylenistëve!

  • 09 May 2019 - 15:58
Ja kush qëndron prapa deportimit të gylenistëve!

Derisa po tentohet të bllokohet puna e komisionit hetimor për rastin ‘gylenistët', si nga ana e presidentit Thaçi edhe nga zyrtarët e AKI-së, analisti politik Nexhat Haziri thotë për “Kosova Sot Online” se që nga fillimi ka qenë e qartë se prapa deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova,  të njohur si “gylenist”qëndron presidenti I vendit z. Thaçi, I cili ka përmbushur në mënyrë anti ligjore dhe anti-kushtetuese një kërkesë të homologut të tij, diktatorit turk Rexhep Taip Erdogan.

Haziri thotë se e vërteta e këtij rasti u mundua  të mbyllet pa u hetuar por ishte presion i madh nga ndërkombëtarët që detyroi Kuvendin të  bëjë komision hetimor, të cilin po e pengon tani Hashim Thaçi.

“Presidenti Thaçi u mundua që me disa lëvizje të tij, duke shkarkuar një ministër, atë MPB-së, dhe lëvizjet e tjera që I bëri më shefin e policisë Shpend Maxhunin duke e emëruar si shef të AKI-së, ish-shefin e AKI-së Driton Gashin e bëri këshilltar të tij, vetëm e vetëm që ti fshehë veprimet e tij që qëndronin pas deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Dhe vetëm presioni I madh ndërkombëtar, nga partnerët tanë amerikan dhe evropian, e bëri që kjo çështje të kthehet në shqyrtim dhe hetim nga një komision hetues parlamentar, punën dhe hetimet e së cilit po mundohet serish ti pengoj presidenti Thaçi, pasi edhe nga të gjeturat e komisionit parlamentar, janë konfirmuar dyshimet e para se prapa kësaj ngjarje të turpshme, qëndron presidenti I vendit”, theksoi Haziri për “Kosova Sot Online”.  Për ta dështuar tani punën e komisionit, Haziri thotë se presidenti po përdorë të gjitha  mjetet e mundshme, por ai beson që nuk do të ia arrin qëllimit pasi këtë dështim nuk e lejojnë ndërkombëtarët. “Përkundër paraqitjes së tij skandaloze për të dëshmuar para komisionit parlamentar dhe e njëjta sjellja edhe e ish-shefit të AKI-së, tash këshilltar I Thaçit, Driton Gashit, shihet qartë që presidenti Thaçi, do të përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet për ta penguar punën e komisionit hetues parlamentar. Dhe në këtë drejtim presidenti po ndihmohet edhe nga dy anëtarët e tjerë të këtij komisioni që vijnë nga radhët e PDK-së, sidomos nga ish pjesëtari I organizatës terroriste AKSH-së, Hajdar Beqa.

Megjithatë unë pres që ky komision pa marrë parasysh opstrukcionet që po ia bënë presidenti Thaçi, do ta kryejë punën e tij pasi për këtë ka mbështetjen e fortë edhe të partnerëve ndërkombëtar të Kosovës, dhe të gjeturat nga ky hetim që shkojnë deri në shkelje të Kushtetutës dhe rrezikimin e rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare nga presidenti I vendit, bëjnë një lënë shumë të fortë për inicimin e procedurës së shkarkimit të Hashim Thaçit nga detyra e presidentit të vendit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )